Një tjetër urim kryeministrit Edi Rama i ka ardhur edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy. Ndër të tjera ai vlerëson qëndrimin e qartë të tij dhe Shqipërisë për Ukrainën.

“Përgëzime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. Vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur për nevojën e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet përmes një armëpushimi të plotë dhe pa kushte”, tha Zelensky.

Në fund ai shprehet se pret që të dy vendet të forcojnë marrëdhëniet miqësore./tvklan.al