Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nderoi Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, me Urdhrin e Princeshës Olga të Klasit të Parë, për kontributet e saj humanitare në Ukrainë.
Sipas dekretit presidencial, Zelensky ia akordoi këtë nderim Melania Trumpit për “kontributin e saj të rëndësishëm personal në mbështetjen humanitare për Ukrainën, si dhe për punën aktive në fushën e të drejtave të njeriut dhe veprimtaritë bamirëse, që synojnë shpëtimin e fëmijëve dhe qytetarëve ukrainas”.
Në dekret thuhet se këto përpjekje përfshinin ndihmën për njerëzit “të prekur nga agresioni rus, të dëbuar në mënyrë të paligjshme ose të zhvendosur me forcë nga territoret e Ukrainës” që ndodhen nën kontrollin rus.
Ky nderim vjen pak ditë pas një armëpushim gjashtëditor, të ndërmjetësuar nga Zonja e Parë mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky.
Armëpushimi në qytetin e kontrolluar nga Rusia, në rajonin jugor ukrainas të Khersonit, hyri në fuqi më 27 tetor për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve.
Moska mori kontrollin e Oleshky në vitin 2022.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
