Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku tema kryesore të diskutimit ishin proceset e integrimit evropian si dhe situata aktuale e lidhur me sulmet ruse.
Gjatë këtij takimi të mbajtur në kuadër të Samitit të Karpateve, Zelensky shprehu mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen e Serbisë në këtë nisëm të re rajonale.
Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij formatit me qëllim që çdo shtet i rajonit të gjejë mundësitë e nevojshme ekonomike dhe të sigurisë, ndërsa njoftoi se bashkë me udhëheqësit e tjerë do të merrnin pjesë edhe në Forumin e Parë Biznesor të Karpateve.
Liderët diskutuan më tej zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës paraprake të Zelensky-t në Beograd, duke trajtuar në detaje ecurinë e integrimit evropian për të dyja vendet dhe sfidat e sigurisë nga sulmet e vazhdueshme ruse.
Kreu i shtetit ukrainas konfirmoi se dialogu dypalësh do të vazhdojë, ndërsa bëri të ditur edhe lansimin e formatit të ri “Të Tetë Vendet e Karpateve” (C8), ku përfshihen Ukraina, Rumania, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke, Austria dhe Serbia.
/tvklan.al












Botërori 2026 
