Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armen Zemaj ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë masa kufizuese kundër COVID-19. Në një konferencë për mediat, Zemaj u shpreh se  nuk do të ketë izolim total, por do merren masa striktë që duhet të zbatohen nga të gjithë.

Ne jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajve, do të bëjmë të pamundurën që të mos vijë deri te ai drejtim, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë   përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron ligji anti-covid”, tha ai.

Më tej ministri u shpreh se numri i testimeve është rritur në vazhdimësi dhe po rriten çdi dtë kapacitetet mjeksore për të përballuar një valë të dytë.

Numri i testimeve është rritur në vazhdimësi ka ditë që ka edhe testime mbi 700 në ditë varësisht prej nevojave, testimet nuk janë vullnetare dhe dëshirore por janë nevojat për të përcjellë dhe parandaluar përhapjen. Kapacitet testuese janë trefishuar në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, gjatë këtij muaji do të shpërndahen edhe 6 aparatura në të gjitha qendrat rajonale”, shtoi Zemaj./tvklan.al