I thellë, i ngjirur… zëri i Miley Cyrus vështirë të ngatërrohet. Por në një intervistë ajo ka shpjeguar arsyen pas vokalit të saj që e bën kaq të dallueshëm.
Cyrus tha për Apple Music se ka edemën Reinke. Sipas Cleveland Clinic, ky është “një çrregullim jo kanceroz i kordave vokale”, i cili “ka si simptoma kryesore ngjirjen dhe zë dallueshëm më të thellë”.
Këngëtarja e përshkruan si “abuzim të kordave vokale”.
“Të jesh 21 vjeçe, të rrish zgjuar deri vonë, duke pirë, tymosur dhe festuar pas çdo koncerti nuk të ndihmon”, u shpreh ajo për vitet e dikurshme të karrierës. “Por gjithashtu në rastin tim, nuk e shkakton kjo. Zëri im ka tingëlluar gjithnjë kështu, është pjesë e anatomisë sime unike”.

32-vjeçarja tha senuk dëshiron të kurohet pasi ka frikë se do t’i shndërrojë zërin.
“Kam një polip të madh në kordat e mia dhe nuk dua ta pres sepse ekziston mundësia që të zgjohem pas ndërhyrjes dhe mos të tingëlloj si unë.”
Kjo nënkupton që edhe turnetë mund të jenë sfidues.
“Nuk këndoj duke lëvizur buzët. Këndoj ‘live’ dhe këto janë këngë të mëdha. Unë nuk shskruaj këngë të vogla”, përmbylli ajo.
Miley është në prag të publikimit të albumit të saj të ri, “Something Beautiful” që do të dalë më 30 maj./tvklan.al