Një romancë e re po merr vëmendjen e publikut në Turqi. Aktorja Cemre Baysel, e njohur për rolin e Zeynep në serialin “Mëkate dhe trëndafila”, që transmetohet në TV Klan, duket se ka gjetur dashurinë jashtë ekranit. Ajo është në një lidhje me futbollistin e kombëtares turke, Emirhan Topçu, i cili luan për klubin Beşiktaş.

Lajmet për afrimitetin mes tyre qarkullonin prej kohësh, por tashmë nuk ka më vend për aludime. Vetë aktorja ka folur publikisht për marrëdhënien, duke konfirmuar se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

“Ju kisha thënë se nëse do të ndodhte diçka, do ta shihnit ose do ta dëgjonit. Ja pra, sa bukur që e keni marrë vesh”, u shpreh Baysel, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend ta mbajë më të fshehtë këtë histori.

Edhe futbollisti ka dhënë sinjalet e tij në rrjetet sociale. Emirhan Topçu publikoi fotografinë e parë me aktoren, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe. Një gjest që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.

Cemre Baysel iu përgjigj në të njëjtën mënyrë, duke e rishpërndarë fotografinë në profilin e saj. Kështu, çifti duket se ka zgjedhur t’i japë fund fshehtësisë dhe ta ndajë romancën me publikun.

/tvklan.al