Aktorja e mirënjohur turke Cansu Dere raportohet se ka marrë një ofertë për të luajtur sëbashku me Kivanç Tatlitug në të njëjtin serial.

Por sipas “Hurriyet”, aktorja që sëfundmi ka luajtur Zeynepin në serialin “Nënë”, ka refuzuar ofertën pasi ka lexuar skenarin.

Nuk e shikoj të përshtatshëm për mua

”, raportohet të ketë thënë Dere, duke refuzuar të luajë përkrah Xhesurit të serialit “Xhesuri dhe e Bukura”.

Kështu, ekipi i produksionit vijon të kërkojë aktoren femër që do të luajë përkrah Kivanç Tatlitug në serialin e ri, që raportohet të jetë një version turk i “Prison Break”./tvklan.al