Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar si “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë”, shkroi ai në Facebook. Abdixhiku tha se Basha “përfaqëson nivelin e tyre”. “Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës”, shtoi ai.

LDK-ja e Abdixhikut votoi kundër Bashës.

“Kosova duhet të aspirojë lart. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, përfundoi ai./REL

/tvklan.al