Po mbahet sot në 11 shtator seanca për konstiutimin e parlamentit të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu hapi punimet, për pikën e mbetur të rendit të ditës, atë për zgjedhjen e pesë nënkryetarëve.

Haxhiu, pasi zhvilloi konsulta me shefat e Grupeve Parlamentare në lidhje me votimin e nënkryetarëve, njoftoi se s’është arritur dakordësi, që votimi të bëhet në pako.

“Meqë nuk ka dakordësi për votim në pako, shkojmë me votimin veç e veç”, tha Haxhiu.

Edhe Kuvendi i Kosovës ka vendosur që kandidatët për nënkryetarë të parlamentit të votohen veç e veç. Për këtë propozim votuan pro 71 deputetë, 10 kundër dhe një abstenim.

Vlora Çitaku nuk votohet për nënkryetare, largohet grupi i PDK-së

Është votuar për nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për nënkryetar Ardian Gola u votua për nënkryetar. Gola mori 101 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër.

Mirëpo, Vlora Çitaku nuk është zgjedhur si nënkryetare, pasi VV nuk e ka votuar atë. Çitaku mori 44 vota pro, 1 kundër dhe 56 abstenime. Në këtë moment, depuetët e PDK-së janë larguar nga salla.

Çitaku nuk u votua për nënkryetare Kuvendi, Hamza: E çojmë çështjen në Kushtetuese

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese rastin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. “Do ta dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese, brenda afateve ligjore”, ka deklaruar Hamza në një konferencë për media.

Deklarata e tij vjen pasi deputetët e PDK-së e lanë sallën e Kuvendit, pas dështimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut në postin e nënkryetares.

Çitaku nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër. Në favor të saj votuan deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Në anën tjetër, kandidati i propozuar nga Vetëvendosje për nënkryetar, Ardian Gola, mori votat pro të PDK-së dhe LDK-së.

/tvklan.al