Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar pjesëmarrjen e Nismës si subjekti i 23-të, që do të konkurrojë në zgjedhjet e parakohshme nacionale, të planifikuara për 28 dhjetor 2025.
Gjatë periudhës 7-ditore, gjithsej 24 subjekte politike,përfshirë 18 parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, kanë dorëzuar formularët e certifikimit, për të qenë pjesë e zgjedhjeve. Një ditë më parë, KQZ kishte certifikuar 22 parti politike.
Lista e subjekteve të certifikuara përfshin Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosova Demokratik Turk Partisi, Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës, Nova Demokratska Stranka (NDS), Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Partinë Liberale Egjiptiane, Socialdemokratska Unija (SDU), Jedinstvena Goranska Partija, Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kosovaki Nevi Romani Partia, Fjalën, Lëvizjen Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Kosovski Savez dhe Partinë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH).
Koalicionet e certifikuara janë: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Koalicija VAKAT dhe PAI – PDAK – LPB.
Iniciativat qytetare që do të marrin pjesë janë: PSA dhe Iniciativa Qytetare për Kosovë, ndërsa kandidati i pavarur është Nedzmidin Sejdilar.
/tvklan.al












Botërori 2026 
