Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) është rreshtuar në krah të Gianni Infantinos, duke shpallur “mbështetjen e saj të fortë” për kandidaturën e tij për rizgjedhje si president i FIFA-s.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga të dhjeta federatat kombëtare që përbëjnë këtë konfederatë.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, CONMEBOL shprehu vlerësimin për “lidershipin e presidentit aktual të FIFA-s dhe transformimet pozitive në futboll” të promovuara nga drejtuesi italo-zviceran që prej marrjes së detyrës në vitin 2016.

Në kontinentin amerikano-jugor, Infantino gëzon një bazë të fortë përkrahjeje dhe konsiderohet i afërt me drejtuesit kryesorë të federatave vendase, në veçanti me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, si dhe atë të Federatës Kolumbiane, Ramon Jesurun.

UEFA i ka dalë kundër Infantinos, ndërsa ka propozuar për kandidat në FIFA francezin Philippe Diallo.

Zgjedhjet në FIFA për presidentin do të mbahen më 18 mars të vitit të ardhshëm.

/tvklan.al