Ashtu siç pritej Boris Johnson do të jetë Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Ai u zgjodh këtë të martë si lideri i Partisë Konservatore në pushtet dhe do të marrë postin e Kryeministrit të mërkurën.

Johnson mori 92,153 vota, duke lënë pas kështu kundërshtarin e tij Jeremy Hunt, i cili mori 46,656 vota.

Fjalimin e tij të fitores, Johnson e nisi me vlerësim për paraardhësen e tij Theresa May, duke u shprehur i privilegjuar që kishte qenë pjesë e kabinetit të saj qeveritar.

Ish-Kryebashkiaku i Londrës premtoi para audiencës së do të çonte deri në fund Brexit, do të bashkonte vendin dhe do të mundte Jeremy Corbyn./tvklan.al