Krahas kërkimeve për gjetjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, policia e Tiranës është duke punuar edhe për arrestimin e autorit të dyshuar 41-vjeçarit, Armand Shakaj.
Ky i fundit prej rreth 1 jave në kërkim policor rezulton se ka ndërruar 6 numra telefoni për ti shpëtuar lokalizimit nga policia.
Numrat rezultojnë se janë në emër të tij dhe familjarëve që nga valët telefonike rezultojnë se janë përdorur në Tiranë.
Grupi i hetimit ka marrë në pyetje të vëllain e Armand Shakajt, në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për vendndodhjen e tij, por nuk ka treguar të dhëna për policinë.
Policia ka zbuluar se Armand Shakaj, makinën e tij tip Porche e ka lëvizur me karrotrec nga zona e bulevardit Zhan D’ark, deri pranë Ibës, me pretendimin se e ka me defekt.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e karrotrecit i cili është shprehur se makinën e kishte dërguar në një servis, dhe se nuk dinte se çfarë ka pasur brenda.
Brenda ambientit të zyrës së Armand Shakajt janë gjetur mbetje baruti, por që grupi hetimor pret përgjigjen e ekspertizës për të përcaktuar çfarë ka ndodhur.
Për të gjetur Eglant Koçin, policia po kryen kontrolle në zonat malore të Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 