E majta e Edon Zhegrovës i dha fitoren 1 – 0 Juventus në miqësoren me Chelsea.
Mesfushori shqiptar i dha kështu një sukses prestigji skuadrës italiane që sipas mediave kërkon ta largojë.
Por Zhegrova dëshiron të qëndrojë te Juve duke thënë se sezoni i kaluar që u mbyll pa shënuar asnjë gol ka qenë jo i mirë për të edhe për shkak të problemeve fizike.
“Jam shumë i lumtur për këtë gol dhe për skuadrën. Po punojmë shumë dhe trajneri kërkon të bëjmë më mirë. Sezonin e kaluar kam vuajtur shumë nga pubalgjia, por kam besim gjithmonë tek vetja dhe jam shumë i kënaqur për Juven që është një ekip i madh. Dua të qëndroj këtu”, tha Zhegrova.
Edon Zhegrova është nën kontratë deri në 2030 me Juventus.
Miqësorja e radhës për Zhegrovën dhe bardhezinjtë është të shtunën me Inter.
Para nisjes së sezonit është parashikuar edhe një tjetër test me Palermo.
/tvklan.al












Botërori 2026 
