Nga Holanda jepen shenja jo shumë optimiste për nacionalistët euroskeptikë, në lidhjet me zgjedhjet europarlamentare. Sondazhet tregojnë se Partia për Lirinë e Gert Vildersit nuk ka arritur rezultatet e pritshme dhe është renditur e dyta, pas laburistëve pro-Europës të Frans Timermansit. Holanda do të zgjedhë 31 deputetë, por duhet theksuar se partia e Vildersit hyn për herë të parë në Parlamentin Evropian.

Sondazhet parashikojnë po ashtu që partitë pro-europiane të sigurojnë shumicën dërrmuese mes 31 përfaqësuesve të Holandës në Parlamentin Europian.

Këtë të Premte, zgjedhjet u mbajtën në Irlandë e Çeki që kanë nga 14 dhe 21 vende në Parlamentin Evropian. Në Çeki sipas sondazheve në avantazh është partia e opozitës Andrei Babish, ndërsa partia e djathtë në pushtet, ajo Demokratike renditet e dyta. Në Irlandë sondazhet flasin për një garë kokë më kokë mes së djathtës të sapo ardhur në pushtet dhe të opozitës së majtë të Shin Fen.

Kostot në rritje të jetesës të ushqyera nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia dhe lufta ruse në Ukrainë, kriza e emigrantëve e po ashtu edhe përhapja e lajmeve të rreme kryesisht përmes kanaleve informative të financuara fshehurazi nga Kremlini favorizojnë partitë nacionaliste euroskeptike.

Pavarësisht rritjes së partive euroskeptike dy grupimet kryesore pro-europiane, Partia Popullore dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve pritet të ruajnë shumicën në parlamentin europian pas zgjedhjeve 4-ditore.

Tv Klan