Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Sassuolos, në duelin e javës së gjashtë në Serinë A.
Paraqitje zhgënjyese nga kuqezinjtë që i rikthehen oshilacioneve, që e shoqëruan para pauzës së kombërareve.
Pjesa e parë prodhoi disa raste për shënim, por u mbyll me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë, Milani gjeti avantazhin me Adrien Rabiot.
Mesfushori francez shënoi në minutën e 63-të, pas një asisti të marrë nga Luka Modric. Megjithatë, festa e miqve zgjati pak.
Pesë minutë më vonë, Sassuolo barazoi shifrat me Odenthal. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë.
Pas gjashtë javës, Milani mban vendin e pestë me 12 pikë, ndërsa Sassuolo me katër pikë më pak mban vendin e 10-të.
/tvklan.al












Botërori 2026 
