Garat e triathlonit u zhvilluan këtë të mërkurë pasi uji i lumit Sena u cilësua i pastër pas analizave të kryera. Organizatorët lejuan që gara e shtyrë e meshkujve dhe ajo e femrave të mbahej.

Kjo u vlerësua si një bast i fituar nga kryetraja e Bashkisë së Parisit, An Hidalgo.

Për pastrimin e Senës janë shpenzuar 1.4 miliard euro për sistemet e filtrimit pas akuzave të ndotjes përtej normave të lumit që kalon mes kryeqytetit francez.

Tv Klan