Zinedine Zidane ka nisur aventurën e tij si trajner i ri i kombëtares së Francës. Ish-tekniku i Real Madridit ka vendosur rregulla strikte për sa i përket marrëdhënieve me median.
Me këtë lëvizje, Zidane po sjell një ndryshim të madh në krahasim me periudhën 14-vjeçare të Didier Deschamps. Për grumbullimin e parë për sfidën ndaj Belgjikës, ai ka ndaluar praninë e kamerave televizive në sallën e konferencave.
E gjithë dalja e tij për mediat do të transmetohet ekskluzivisht në kanalet zyrtare të Federatës Franceze të Futbollit. Trajneri i ri ka hequr gjithashtu parakalimin e zakonshëm të lojtarëve gjatë hyrjes në qendrën stërvitore në “Clairefontaine”.
Gjatë gjithë periudhës së grumbullimit, Zidane nuk do të japë asnjë intervistë teke për gazetarët. Këto masa të reja janë konfirmuar nga e përditshmja spanjolle “AS”.
/tvklan.al












Botërori 2026 
