Një zjarr i madh ka përshirë fshatin Panaja në Vlorë paraditen e së martës.

Sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe pisha janë djegur, teksa kërkohet ndërhyrja nga ajri përmes helikopterit për shuarjen e flakëve.

Zjarri i përmasave të mëdha ka bllokuar edhe qarkullimin në aksin e vjetër të rrugës Fier-Vlorë.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët po luftojnë me flakët e zjarrit. /tvklan.al