Një zjarr masiv ka rënë në një banesë në katin e pestë të një pallati. Policia e Tiranës sqaron se zjarri ka rënë në rrugën “Aldi Boshnjaku” dhe pronari i banesës ka shfaqur probleme shëndetësore.

Pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë mësohet se lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor dhe po hetohet për shkaqet që shkaktuan flakët./tvklan.al