Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure, 7 tetor.
Gazetari i Klan News, Martin Marku, raporton se zjarri ka shkaktuar dëme të pjesshme në banesë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.
Ndërkohë, autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe të dëmeve të shkaktuara.
/tvklan.al












Botërori 2026 
