Zjarr në një nga distributorët kryesorë të karburantit në Tiranë. Në rrethana ende të paindentifikuara zjarri ka rënë në autobotin e ngarkuar me lëndë djegëse i cili është përfshirë nga flakët në çast. Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje zjarrfikëse si dhe forcat e policisë. Zjarri është shuar pas disa minutave ndërkohë që po hetohet për shkaqet e kësaj ngjarjeje e cila mund të kishte pasoja për qytetarët./tvklan.al