07 nëntor 2026 – Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa zjarri ka krijuar panik te banorët e pallatit, raporton gazetari i Klan News Martin Marku.
Për shkak të situatës, është bërë evakuimi i banorëve. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Lajmi në përditësim…
/tvklan.al












Botërori 2026 
