Një zjarr ka rënë në parkimin e një pallati në Tiranë. Policia sqaron se zjarri ka nisur në orën 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe zjarrfikëset dhe është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Ndërkohë burime për Klan News bëjnë me dije se zjarri është fikur dhe dëmtime ka pasur vetëm tek një makinë që ka qenë e parkuar.

Nga ana tjetër mësohet se është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al