Një vatër zjarri është shfaqur këtë të diel, 26 korrik, në Pyllin e Sodës, në zonën me pisha pranë hekurudhës.
Përveç Pyllit të Sodës, ndërhyrje u kryen edhe në një tjetër vatër zjarri në Dukat, pranë tunelit.
Banorët dhe pushuesit në qytetin e Vlorës u erdhën në ndihmë të zjarrfikësve për izolimin e flakëve. Zjarri u përhap me shpejtësi, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, duke detyruar forcat zjarrfikëse të vendosnin në dispozicion të gjithë personelin.
Zjarri mori përmasa të konsiderueshme dhe rrezikoi përfshirjen e një sipërfaqe të madhe me pyje dhe bimësi, teksa ekzistonte dhe rreziku që flakët t’u afroheshin bizneseve dhe ambienteve të tjera pranë zonës.
Reagim pati dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri ndaua pamje nga përpjekjet për shuarjen e flakëve, teksa sqaroi se po vijon puna për vënien nën kontroll të situatës.
“Orë të vështira në Vlorë për shkak të vatrave të zjarrit në Pyllin e Sodës dhe në disa zona të tjera. Ndjekim në çdo çast situatën në koordimin me të gjitha strukturat në terren që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Falënderoj çdo punonjës që po përballet me këtë situatë të vështirë me profesionalizëm dhe përkushtim. Mirënjohje gjithashtu strukturave lokale dhe banorëve vendas për angazhimin. Prioriteti ynë mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e pasurisë natyrore. Do të vazhdojmë të jemi në terren deri në normalizimin e plotë të situatës“, shkruan ministri.
Vatra është izoluar dhe po punohet intensivisht për shuarjen e plotë të saj.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e forcave në terren.
/tvklan.al












Botërori 2026 