Rreth orës 12:00 të së premtes ne territorin e fshatit Bushat, në njësinë Administrative të Bushatit, në Zefjanë në Bashkinë Vau Dejës është evidentuar një vatër zjarri. Menjëherë pranë vatrës së zjarrit, kanë shkuar efektive të repartit të zjarrfikësve në Bashkinë Vau Dejës, së bashku me inspektorë të shërbimit pyjore.

Si pasojë e erës së fortë, vatra e zjarrit, është përhapur me shpejtësi përreth, Zefjanës, duke përfshirë edhe sipërfaqe pranë ish repartit ushtarak në Zefjanë.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, ka pasur edhe krisma armësh dhe shpërthime të municioneve të cilat mendohet se janë hedhur dhe ndodhen në zonë, që prej funksionimit të repartit ushtarak, por edhe të lëna në zonë gjatë trazirave të vitit 1997.

Për të menaxhuar situatën e krijuar, si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarri, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Vau Dejës, nën koordinimin e Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, janë kanw koordinuar ndwrhyrjen me të gjithë institucionet në varësi të Bashkisë Vau Dejës, duke përfshirë, repartin e zjarrfikësve, Shërbimin Pyjore dhe punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në Bashkinë Vau Dejës, pwr tw menaxhuar situatwn e krijuar nga vatrat e zjarrit 

Në mbështetje të Bashkisë Vau Dejës, kane qenë edhe efektive të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, ndërkohe që nuk ka munguar angazhimi i Inspektoratit Shtetëror Pyjore.

Për të ndjekur nga afër situatën e krijuar në Zefjanë, ka qënë Prefekti i Qarkut të Shkodrës Paulin Radovani, si dhe drejtori i Emergjencave Civile, në Qarkun e Shkodrës Pëllumb Dani.

Në mbështetje, të Repartit të Zjarrfikësve në Vau Dejës, kane mbërritur 3 mjete zjarrfikëse të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që një zjarrfikëse ka mbërritur nga Bashkia Shkodër dhe 1 zjarrfikëse nga Bashkia Malësi e Madhe.

Shtabi i ngritur për këtë situatë të krijuar, në Bashkinë e Vau Dejësit, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili ka qenë në gatishmëri për të menaxhuar situatën e krijuar.

Deri në këto momente, (rreth orës 19:30), falë ndërhyrjes së 5 mjeteve zjarrfikëse, forcave të ushtrisë, policisë së shtetit, inspektoratit të pyjeve, punonjësve të Bashkisë Vau Dejës, zjarri është nën kontroll dhe nuk ka momentalisht asnjë rrezik për banesat në zonë.

Si pasojë e këtij zjarri, të regjistruar rreth orës 12:00 të së premtes, janë djegur rreth 100 ha shkurre, 2 ha ullishte, ndërkohe që si pasojë e vatrës së zjarrit, është djegur një banesë e braktisur në zonë.

10 banesa janë rrezikuar si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarrit në kodrën e Zefjanës në Bushat.

Bashkia Vau Dejës, po ndjek situatën e krijuar, ndërkohë që falënderon të gjithë institucionet dhe komunitetin për gatishmërinë e treguar në përballimin e kësaj situatë të krijuar.

Në mënyrë të veçantë, një falënderim për Prefektin Paulin Radovani, Drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, efektivët e policisë, ushtrinë, dhe të gjithë personat e angazhuar në vënien nen kontroll të kësaj situatë./tvklan.al