Një valë zjarresh masive kanë përfshirë jugun e Europës, ndërsa temperaturat ekstreme dhe erërat e forta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë betejën me flakët.
Spanja, Portugalia, Franca dhe Greqia po përballen me një nga situatat më kritike të kësaj vere.
Rreth 20 mijë hektarë sipërfaqe janë shkrumbuar nga zjarret që vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorë dhe turistë nga zonat e rrezikuara.
Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në dhjetëra vatra aktive, ndërsa temperaturat që në disa zona kalojnë 40 gradë Celsius favorizojnë përhapjen e flakëve.
Në Spanjë dhe Portugali, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe bujqësore, duke dëmtuar ekosistemet dhe infrastrukturën lokale.
Autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës, ndërsa mijëra efektivë të mbrojtjes civile dhe zjarrfikës vazhdojnë operacionet për izolimin e vatrave më të rrezikshme.
Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, çka rrit rrezikun për shpërthimin e zjarreve të reja.
Për këtë arsye, autoritetet në vendet e prekura u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 