Spanja vijon të digjet nga zjarret, teksa flakët kanë shkrumbuar thuajse 12 mijë hektarë në provincën verilindore të Zaragozës.
Më shumë se 1100 persona janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët, që kanë detyruar evakuimin e pesë komunave në Zaragoza dhe një në rajonin fqinj të Navarre.
Rreth 400 personel tokësor dhe 19 avionë u vendosën në dispozicion për të luftuar zjarrin, ndërsa në provincën veriore të Guadalajara, flakët dogjën rreth 900 hektarë pyje dhe bimesi dhe shkaktoi evakuime dhe masa bllokimi në komunitetet aty pranë.
Një zjarr i tretë në veri të Madridit, ka djegur 700 hektarë tokë dhe ka detyruar evakuimin e disa zonave.
Gjermania po përballet gjithashtu me flakët shkatërruese të kësaj vere. Helikopterët e zjarrfikësve u angazhuan për të hedhur ujë në një pyll me sipërfaqe prej 320 hektarësh, në Parkun Kombëtar Mueritz.
Zjarri filloi në një ish-poligon stërvitjeje ushtarake në atë që dikur ishte Gjermania Lindore, ku municionet e pashpërthyera kanë penguar përpjekjet për të kontrolluar flakët.
Autoritetet lokale thonë se shpërthimet e vazhdueshme e bëjnë shumë të rrezikshme për zjarrfikësit të hyjnë në disa pjesë të zonës.
Erërat e forta kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit, duke detyruar evakuimin e Granzin, një komunë me rreth 360 banorë.
Zjarret kanë shkaktuar problem edhe përtej oqeanit. Kanadaja po përballet me një sezon intensiv flakesh, me qindra vatra aktive në të gjithë vendin dhe më shumë se 100 prej tyre konsiderohen jashtë kontrollit.
Mijëra banorë janë detyruar të largohen nga komunitetet e tyre në Ontarion veriore, ndërsa autoritetet punojnë për të kontrolluar flakët dhe për të mbrojtur zonat në rrezik.
Tymi i dendur mbuloi edhe një pjesë të madhe të SHBA-së nga Midwest në Verilindje, dhe zyrtarët paralajmëruan banorët të qëndrojnë brenda sa herë që është e mundur.
Kushtet e rrezikshme kanë përfshirë edhe zonën metropolitane të New York City, vetëm disa ditë para se finales së Kupës së Botës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 