Zjarre të mëdha kanë përfshirë rajonin juglindor të Koresë së Jugut, ku të paktën raportohen 24 viktima, rreth 26 të plagosur 12 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë
Sipas autoriteteve vendase mësohet se më shumë se 23 000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarret kanë djegur edhe një tempull 1 300 vjeçar në qytetin Uiseong dhe një pjesë e objekteve që shpëtuan transportuan në një vend më të sigurtë.
Këto janë cilësuar si zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Koresë së Jugut.
Presidenti Han Duck So tha se erërat e forta ende po pengonin përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin dhe se ata po shpresonin që të kishte reshje shiu.
Qeveria premtoi gjithashtu se do të forcpjë ligjin për zjarrvënien e paligshme, që është një nga shkaqet kryesore të zjarreve aktuale, po ashtu do të godasë edhe pakujdesinë individuale.
/tvklan.al