Përfshihen nga zjarri 5 njësi shërbimi në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:45 të së hënës në rrugën “Skënderbej”, ku zjarri fillimisht ra në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fast food, dhe me materiale plastike.

Zjarrfikësit e Kamzës pas mbi një orë luftë me flakët, e vendosën nën kontroll dhe më pas e shuan plotësisht zjarrin i cili la pas dëme të shumta materiale.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, teksa po bëhet edhe bilanci i dëmeve të subjekteve tregtare që operonin në këtë zonë.

Klan News