23 shtator 2026 – Rreth 100 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në dy vatra të evidentuara mbrëmjen e djeshme, në Pojan të Fierit, pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, dhe në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
Në Gjirin e Lalëzit, pranë zonës së Shën Pjetrit, po punojnë 68 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 15 automjete zjarrfikëse nga bashkitë Durrës, Shijak, Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Elbasan.
Pas punës gjatë gjithë natës, për shkak të terrenit të vështirë kodrinor, në operacion është angazhuar edhe një helikopter. Ai po ndërhyn nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Ekipet në terren po punojnë për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronave në zonë.
Ndërkohë, në Pojan, pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, situata është nën kontroll. Efektivët e Forcave të Armatosura po monitorojnë zonën dhe vijojnë punën në terren.

Gjatë ditës së djeshme, për shuarjen e flakëve në këtë zonë u përdor edhe një helikopter i Forcës Ajrore.
Fatmirësisht, zjarri nuk ka shkaktuar dëme në monumentet e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.












Botërori 2026 