5 zyrtarë të Bashkisë së Vlorës u referuan në Prokurori nga Policia për dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën në rastin e zjarrit që përfshiu një ditë më parë fushën e mbetjeve në qytetin bregdetar.

Sipas një njoftimi të policisë, drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit, përgjegjësi dhe 3 manovratorë të Bordit të Kullimit kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke shkaktuar edhe ndotje të mjedisit.

Zjarri në fushën e mbetjeve ra rreth mesditës së të shtunës si pasojë e temperaturave të larta.

Ishte vetë kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, që u kërkoi autoriteteve zbardhjen e ngjarjes.

Tv Klan

/tvklan.al