Një sipërfaqe masive me ullinj u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të diele në fshatin Drizë të Fierit.
Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohen nga era.
Situata është problematike, pasi flakët po u afrohen zonave të banuara.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit, ndërkohë që po ndërhyhet edhe nga ajri.
Operacionit i janë bashkuar edhe banorët e zonës. Terreni i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Një tjetër vatër zjarri këtë të diel u shënua në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales në Lezhë.
Siç duket nga pamjet, zjarri përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme, i ndihmuar edhe nga era.
Në vendngjarje shkuan mjete zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll, pa rrezikuar në asnjë rast objektet përreth.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 