#ZonëeLirë, një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombëtare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, #ArianÇani në studio.

Sfidanti i Berishës/Po kush je ti Ibsen

Takimi Kulla-Pompeu/ Ç’të tha? Ç’i the?

Takimi me Pompeon, Kulla tregon detajet: E këshillova ta vizitonte me familjen jugun e Shqipërisë

Ish-Sekretari i Shtetit në administratën Trump dhe ish-shefi i Cia, Mike Pompeo, ka pasur një takim me analistin Ilir Kulla para disa ditësh.

Në lidhje me këtë, Kulla i ftuar në emsionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ka dhënë disa detaje për atë që kanë diskutuar së bashku duke theksuar se e ka këshilluar që të vizitojë me familjen jugun e Shqipërisë.

Ilir Kulla: Unë kam bërë një takim në suitën e tij në vendin ku ka qëndruar. Nuk kam qenë pjesë e asnjë aktiviteti zyrtar dhe nuk kam pasur takim zyrtar me të në asnjë lloj forme. Ka qenë një takim informal, privat, miqësor. Detajet e lidhjeve të vjetra miqësore nuk mund t’i jap.

Arian Çani: Para sa kohësh e ke njohur?

Ilir Kulla: Nuk e them. Mes miqve të vjetër.

Arian Çani: Miqtë janë njerëz politikanë, biznesmenë?  

Ilir Kulla: Është një takim jashtë politike, jashtë axhende, jashtë biznesi. Pompeo është me origjinë nga Abruzzo i Italisë, është në një komunë shumë ngjitur me një komunë që është komuna më arbëreshe më në veri të Italisë që quhet vila Badesa. Folëm që të bëjmë një vizitë të mundshme në zonën e vila Badesës dhe në atë zonën e ujërave termalë nga ku vjen gjyshi i tij që është në Abruzzo që është në provincën e Peskarës që është një zonë interesante dhe ai e ka shumë xhan dhe unë i shpjegova se ata njerëz atje vijnë nga kjo zona këtu, Lukovë, Shën Vasil, Piqeras dhe është zona e bregdetit tonë më e bukur dhe këshillova që do të ishte e udhës me familjen e vet ta vizitonte jugun e Shqipërisë dhe kjo do të ishte shumë interesante.

Arian Çani: Çfarë tha?

Ilir Kulla: E mundshme që mund të ndodhë.

Muzikë/ Tropojani nga USA

Super Sotiri/ Sonte për Maratonën e Thesaloniqit

Personazhi i pazakontë / Kaçurrelsat moter e vëlla

Muzikë / Gerona nga USA