Mali Etna në Itali dhuroi pamje të rrallë gjatë fundjavës, pasi në qiell u shfaqën rrathë vullkanikë.

Njihen si unazat e vorbullës vullkanike dhe janë rrathë gati perfektë të gazit që emetohet nga vullkani në kushte specifike. Shkencëtarët thonë se mali Etna emeton më shumë se çdo vullkan tjetër në botë.

Është një fenomen relativisht i rrallë që shkaktohet nga çlirimi i vazhdueshëm i avujve dhe gazrave. Sipas asaj që shkruan Reuters, hera e fundit që ky vullkan shfaqi rrathë të tillë ishte në Dhjetor.

Unazat kanë bërë që banorët e zonës ta riemërtojnë vullkanin me emrin “Zonja e Unazave”./tvklan.al