Raportim Live

Zvicër-Kolumbi, penalltitë

Vargas gjuan dhe shënon. Zvicra fiton 4-3 nga penalltitë.

Luis Diaz gjuan dhe shënon. Kolumbia barazon 3-3.

Itten gjuan dhe shënon. Zvicra merr avantazhin 3-2.

Hernandez gjuan dhe pret Kobel. Kolumbia nuk merr avantazhin.

Akanji gjuan dhe gabon. Zvicra mbetet në barazim.

Campaz gjuan dhe shënon. Kolumbia barazon shifrat.

Amdouni gjuan dhe shënon. Zvicra merr avantazhin.

Sanchez gjuan dhe gabon. Tranversa ndal Kolumbinë.

Granit Xhaka gjuan dhe shënon. Barazon Zvicra.

Quintero gjuan i pari dhe shënon. Kolumbia merr avantazhin.

Zvicër-Kolumbi, shtesat

Nuk prodhojnë fitues as shtesat. Ndeshja shkon te penalltitë.

116’- Gafë e pafalshme nga Granit Xhaka, i cili i dhuron topin Campaz. Ky i fundit i vetëm me portierin gabon gjithçka.

114’– Xhaka provon nga një pozicion i favorshëm, por topi shkon mbi portë.

105‘- Nis pjesa e dytë e shtesave.

Mbyllet shtesa e parë.

104’- Mundësi e artë shënimi për Zvicrën. Amdouni shfaqet i lirë në zonë dhe gjuan fort, por gjen reagimin e shkëlqyer të portierit Vargas.

101’- Befason Campaz me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Kobel e largon në këndore.

99’- Pranë golit të avantazhit Kolumbia. Lucumi fiton duelin ajror dhe gjuan me kokë, por topi përplaset në tranversë.

93’- Pretendime për penallti te Kolumbia. Campaz rrëzohet në zonë pas një kontakti, arbitri e konsideron të rregullt për momentin.

90′- Nisin shtesat. Synohet kualifikimi në çerekfinale.

download app

Zvicër-Kolumbi, pjesa e dytë

Mbyllet pa fitues koha e rregullt. Ndeshja shkon në shtesa.

Akordohen 5 minuta shtesë.

89’- Pasiguri në mbrojtjen e Kolumbisë. Te Zvicra pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën.

87’- Dy zëvendësime edhe te Zvicra. Aktivizohen Itta dhe Widmer, në vendin e Embolo dhe Zakaria.

83’- Kundërsulm i shpejtë i Kolumbisë. Del Kobel dhe largon rrezikun, por arbitri akordon pozicion jashtë loje.

81’- Dy zëvendësime te Kolumbia. Largohen Luis Suarez dhe Lerma, ndërsa në vendin e tyre aktivizohen Hernandez dhe Rios. 

67’- Embolo merr një goditje në afërsi të zonës kolumbiane. Arbitri lejon vazhdimin e lojës. 

63’- Luis Suarez i rrëmben një top Granit Xhakës dhe lëshon gjuajtjen nga jashtë zone. Topi nuk ka kordinatat e duhura dhe shkon jashtë. 

59’- Ndërhyrje në kohë vonesë e Zakarias ndaj Luis Diaz. Mesfushori i Zvicrës ndëshkohet me karton të verdhë.

52’– Goditje dënimi në afërsi të zonës për Zvicrën. Provon Rieder, por topi prek rrjetën e jashtme.

45’- Starton pjesa e dytë. Largohet Jashari dhe vendin e tij e merr Sow.

Zvicër-Kolumbi, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

38’- Luis Diaz tenton supergolin me roveshatë, por e mbyll Akanji, që nuk lejon rrezikun.

30’- Mundësi e shkëlqyer për Zvicrën. Vargas bën një pritje spektakolare ndaj Rieder.

22’- Mundësia e parë e rrezikshme vjen për Kolumbinë. Puerta bë një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, por gjen reagimin e shkëlqyer të portierit Kobel, i cili e devijoi në këndore.

15’- Dalje e bukur e Kolumbisë me Diaz, por Elvedi e mbyll në momentin e fundit.

8’- Zvicra shfaqet më kërkuese në këto minuta të para, por ende mungojnë rastet e rrezikshme në portë.

0′- Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

Zvicra kualifikohet pas penalltive, eliminohet Kolumbia