Bayern Munich ka “blinduar” trajnerin Vincent Kompany. Klubi ka njoftuar rinovimin e kontratës me teknikun belg deri në verën e vitit 2029.

Kompany mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2024 dhe ka arritur rezultate mbresëlënëse, duke e rikthyer Bayernin në krye të Bundesligës. Në 67 ndeshje në total, skuadra e tij ka regjistruar 49 fitore në total.

Mesatarja e pikëve për ndeshje është 2.51, një tregues që e vendos menjëherë pas Pep Guardiolës. Klubi e vlerëson stabilitetin dhe filozofinë e tij të punës, ndaj vendosi ta mbajë për një periudhë më të gjatë.

Pas firmës, Kompany u shpreh mirënjohës ndaj drejtuesve dhe theksoi se ndihet si në shtëpinë e tij në Mynih. Ai deklaroi se dëshiron të vazhdojë rrugëtimin për të arritur suksese të tjera me klubin.

/tvklan.al