Patrick Vieria nuk është më trajner i Genoas. Klubi i Serisë A ka njoftuar këtë të shtunë të 1 nëntorit, largimin e teknikut francez.

Humbja e fundit ndaj Cremoneses, ka rezultuar fatale për Vieira, i cili është përballur me probleme të mëdha në këtë fillim sezoni.

Pas nëntë javëve kampionat, Genoa ka marrë vetëm tre pikë dhe si pasojë renditet në vendin e fundit, ku shihet si një nga ekipet që rrezikon më shumë mbijetesën.

Skuadra nuk njeh ende fitore, pasi ka marrë tre barazime dhe gjashtë humbje, të cilat kanë sjellë edhe shkarkimin e trajnerit.

Drejtuesit kanë nisur nga puna për të zgjedhur një timonier të ri, ku synim mbetet mbijetesa.