Mauricio Pochettino është zyrtarisht trajneri i ri i Manchester United, duke zëvendësuar në këtë detyrë Michael Carrick.
Tekniku argjentinas ka arritur marrëveshjen me klubin anglez për një kontratë dyvjeçare e gjysmë, e cila pritet të përfundojë në verën e vitit 2029.
Sipas njoftimit zyrtar, ai do të marrë drejtimin e skuadrës më 18 nëntor. Klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën e Futbollit të SHBA-së për lirimin e tij, duke lejuar që trajneri të përfundojë fillimisht angazhimet e radhës me kombëtaren amerikane.
Pas këtyre ndeshjeve, Pochettino do të udhëtojë drejt Anglisë për të nisur menjëherë punën me ekipin e tij të ri. Detyra e tij e parë do të jetë e një shkalle të lartë vështirësie, pasi Manchester United do të përballet me Liverpoolin në “Anfield” më 22 nëntor.
Në komunikatën e prezantimit, drejtuesit e vlerësuan argjentinasin për stilin e lojës sulmuese, aftësinë për të zhvilluar lojtarët dhe përvojën e tij të gjatë në nivelet e larta.
/tvklan.al












Botërori 2026 
