Christopher Nkunku është lojtari më i ri i Milanit. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga klubi kuqezi, që bën të ditur firmën deri në verën e vitit 2030 me francezin.
Nkunku vjen nga Chelsea, në arkat e të cilëve do të shkojnë 42 milionë euro, përfshirë edhe bonueset.
Sulmuesi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën pesëvjeçare. Ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 18.
Afrim i rëndësishëm për Milanin në repartin e sulmit, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare, po punon edhe për një lëvizje tjetër në këtë repart.
/tvklan.al












Botërori 2026 
