Sezoni i ri, ka nisur me ndryshime në Kategorinë e Parë. Pas Besëlidhjes, një tjetër klub ka larguar trajnerin.

Bëhet fjalë për Orikun, që ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Sherif Idrizaj. Vendimi ka ardhur pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Besës.

Kjo ishte disfata e tretë radhazi për Orikun në Kategorinë e Parë, pas atyre ndaj Korabit dhe Besës.

Klubi ka njoftuar se drejtimin përkohësisht e ka marrë zëvendëstrajneri, Taulant Kuqi.

“Klubi i Futbollit Oriku njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Sherif Idrizaj. Ky vendim vjen pas ecurisë negative në ndeshjet e fundit dhe humbjes së rëndë në përballjen ndaj FK Besa.

​KF Oriku shpreh mirënjohjen dhe falenderimet më të sinqerta ndaj profesor Idrizaj për punën, përkushtimin dhe sukseset e arritura gjatë kohës që drejtoi pankinën tonë. Klubi i uron atij sa më shumë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës profesionale.

​Gjithashtu, bëjmë me dije se drejtimi teknik i ekipit i kalon përkohësisht zëvendës trajnerit Taulant Kuqi, deri në emërimin e trajnerit të ri në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

/tvklan.al