Në një deklaratë të përbashkët, klubi i Milan dhe trajneri Stefano Pioli komunikojnë se do të ndërpresin bashkëpunimin. Në 5 vite në drejtimin e skuadrës, Pioli arriti t’i japë Milanit një titull kampion në itali 11 vite pas të fundit, duke e rikthyer Milanin sërish në garat më të rëndësishme evropiane.

Stefano vlerësohet profesionalisht dhe jo vetëm për ngritjen e nivelit të skuadrës dhe ringjalljen e vlerave të një prej klubeve me të njohura italiane në botë.

Ai gjithnjë ka gjetur zgjidhje për situatat e Milanit, madje edhe sezoni i sivjetshëm mund të kishte qenë më keq, por Pioli mundi ta mbante ekipin në vendin e dytë të renditjes. Nga ana tjetër, trajneri ka falenderuar Milanin për mundësinë për të qenë pjesë e historisë së këtij klubi të lavdishëm.

Një falenderim, Pioli e ka patur edhe për tifozerinë që e ka mbështetur aq shumë. Në një marrëdhënie me ulje-ngritje, pika kulmore ishte gjatë fitimit të titullit kampion atëherë kur ata adaptuan këngën “Pioli is on fire”. Në ditët në vazhdim, pritet të mësohet më shumë se cili do të jetë trajneri që do të marrë drejtimin e skuadrës.

Tv Klan