Vllaznia ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini pas më shumë se një viti në drejtimin e ekipit. Edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2028, vendimi vjen pas një periudhe të dobët të skuadrës në javët e fundit, ku shkodranët nuk kanë gjetur asnjë fitore, ndërsa klubi ka bërë zyrtar ndarjen përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
“Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës. I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Faleminderit, Edi!”
Shkodranët pritet që t’i besojnë stolin një trajneri të huaj.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
