Sassuolo ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në Serinë A. Pas një sezoni në Serinë B, skuadra e drejtuar nga Fabio Grosso është rikthyer në elitën e futbollit italian.
Fitorja ndaj Modenës të Shtunën, e mbajti Sassuolon në krye të renditjes, por rikthimin në Serinë A e festoi këtë të Diel.
Spezia e vendit të tretë, barazoi ndaj Mantova-s duke bërë që diferenca me venin e parë të shkojë në 16 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u luajtur.
Sassuolo feston kështu pas një sezoni të dominuar totalisht dhe tani mund të vijojë kampionatin e qetë.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al












Botërori 2026 
