Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri, për të konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën ndaj korrupsionit. Njoftimi për vizitën e tij është dhënë nga ambasada amerikane.

“Mirëpresim Richard Nepheë, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nepheë po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.”

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë.

Klan News