Buxheti i shtetit për vitin 2026 arrin në 358 miliardë lekë, ose 7.5% më shumë se një vit më parë.

Edhe këtë vit, pjesën më të madhe të shpenzimeve publike e përthith mbrojtja sociale, me 121.5 miliardë lekë, ose gati 34% të të gjithë buxhetit.

Krahasuar me vitin 2025, fondet për pensionet dhe skemat sociale janë rritur me 9%, duke mbetur zëri më i madh i financimit në buxhetin e shtetit.

                                      SHPENZIMET E BUXHETIT, QERSHOR (mld leke)

20252026
Shpenzimet totale333.0358.1+7.5%
Mbrojtja sociale111.5121.5+9.0%
Mbrojtja8.516.0+88.4%
Strehimi17.714.5−18.1%

Një nga rritjet më të forta evidentohet tek mbrojtja, ku fondet janë rritur me 88.4%, nga 8.5 në 16 miliardë lekë, duke reflektuar investimet për modernizimin e forcave të armatosura dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.

KUSH MERR ME SHUME NGA BUXHETI 2026?

Mbrojtja sociale33.9%
Shërbimet e përgjithshme publike18.1%
Arsimi11.5%
Shëndetësia10.4%
Rendi dhe siguria publike7.3%
Çështjet ekonomike7.3%
Strehimi4.0%
Mbrojtja4.5%
Argëtimi, kultura dhe çështjet fetare1.7%
Mbrojtja e mjedisit1.2%

Më shumë financime marrin edhe rendi dhe siguria publike, me një rritje prej 14.4%, ndërsa arsimi dhe shëndetësia vijojnë me rritje më të moderuara, përkatësisht me 4.4% dhe 3%.

Në ndarjen e buxhetit sipas peshës, mbrojtja sociale kryeson me 33.9% të fondeve totale, e ndjekur nga shërbimet e përgjithshme publike me 18.1%, arsimi me 11.5% dhe shëndetësia me 10.4%.

Në krahun tjetër, strehimi është sektori i vetëm që pëson ulje financimi, me një tkurrje prej 18.1%, duke zbritur nga 17.7 në 14.5 miliardë lekë.

Në total, buxheti i vitit 2026 tregon një orientim më të fortë drejt mbrojtjes sociale dhe sigurisë, ndërsa sektorët ekonomikë dhe strehimi marrin një pjesë më të kufizuar të rritjes së shpenzimeve publike.

/tvklan.al