Procesi i votimit ka nisur në 232 qendra votimi në Vlorë, e cila do të dërgojë 12 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Gazetarja Greta Haska ndodhet pranë 4 qendrave në qendër të qytetit për të raportuar mbi mbarëvajtjen e procesit. Por edhe pse ka kaluar rreth 1 orë e 25 minuta nga orari, një qendër votimi s’është hapur ende për shkak të mungesës së një komisioneri.
Greta Haska: Qendra 4471/3 ka paraqitur një problematikë mesa kemi parë nga afër mëngjesin e sotëm. Ende nuk është hapur kjo qendër votimi edhe psse ora shënon 08:25. Kjo për arsye të mungesës së njërit prej komisionerëve i cili është larguar pak minuta përpara se kjo qendër votimi të hapej, për një arsye familjare, të paktën kështu kemi mësuar nga qytetarët të cilët kanë qenë duke pritur në radhë në dyert e kësaj qendre votimi, të shqetësuar duke pritur për disa minuta, ende nuk është hapur kjo qendër votimi. Jemi ende në pritje të një konfirmimi të radhës apo një zëvendësimi nga një komisioner tjetër.
Informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare./tvklan.al