Sot është dita botërore e fëmijëve, por cili ka qenë historiku i saj dhe pse kjo ditë festohet në mbarë globin? 1 qershori, i ka fillimet e tij në Turqi në vitin 1920 dhe më pas në konferencën botërore të mirëqenies së fëmijëve të mbajtur në Gjenevë në vitin 1925.
Është ende e paqartë se pse u zgjodh pikërisht 1 qershori si ditë e fëmijëve në mbarë botën. Teoria flet për një konsull kinez në San Francisko, SHBA i cili mblodhi disa jetimë kinezë për të festuar festivalin e barkës së Dragoit në vitin 1925, një ngjarje kjo, që ndodhi në 1 qershor të atij viti, në të njëjtën ditë me konferencën në Gjenevë.
Dita e fëmijëve për herë të parë u festua në tetor të vitit 1955, nën sponsorizimin e organizatës për mirëqenien e fëmijëve në Gjenevë. Ideja e një dite ndërkombëtare për fëmijët u adoptua nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1954, me qëllimin e vetëm, promovimin e dialogut e të mirëkuptimit mes fëmijëve.
Në nëntor të vitit 1955, Asambleja e Kombeve të Bashkuara miratoi konventën për të drejtat e fëmijëve, e cila u ratifikua nga të 191 vendet e mbarë botës. Dita e fëmijëve festohet më 1 qershor të çdo viti, e zakonisht në këtë ditë janë pikërisht fëmijët ata që mbajnë fjalime, dalin nëpër emisione televizive dhe i kushtohen aktiviteteve në promovim të të drejtave të tyre./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj
/tvklan.al












Botërori 2026 