Vijon të rritet numri i të shtruarve në spitale

Regjistrohet shifra më e lartë e viktimave nga Covid që prej Marsit të këtij viti. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë 10 pacientë kanë humbur jetën në spitalin Covid 1. Viktimat janë 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi 30 dhe 66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani 63-70 vjeçe, një 58 vjeçar nga Fier, një 83 vjeçare nga Lushnja. 

Nga 5150 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 826 qytetarë. Shumica në Tiranë me 280 raste, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan.

Numri i të shtruarve në spital vijon të mbetet i lartë. Të premten në spitalin Covid 1 dhe Covid 3 rezultojnë të shtruar 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërsa në të gjithë vendin janë 12,157 persona pozitiv aktivë me Covid-19.

Tv Klan