Pezeshkian: Pavarësisht luftës, shërbimet për popullin vazhdojnë pa ndërprerje
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian njofton se, edhe pas 15 ditësh nga lufta agresive, nuk ka pasur ndërprerje të shërbimeve për qytetarët.
Ai falenderon punonjësit e qeverisë për përpjekjet dhe u bën thirrje qytetarëve për mbështetje. Pezeshkian shton se me bashkëpunim, gjithçka e shkatërruar do të rindërtohet më mirë se më parë.
Zvicra refuzon fluturimet ushtarake të SHBA-ve, për shkak të neutralitetit
Qeveria e Zvicrës ka refuzuar dy kërkesa të Shteteve të Bashkuara për të fluturuar mbi territorin e saj në lidhje me operacione ushtarake në luftën në Lindjen e Mesme.
Autoritetet zvicerane thanë se ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit sipas të drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë, disa fluturime transporti dhe një fluturim mirëmbajtjeje janë lejuar. Zvicra theksoi se fluturimet humanitare ose mjekësore vazhdojnë të lejohen.
Franca ofrohet si ndërmjetësuese mes Izraelit e Libanit, por thotë se…
Franca deklaroi se nuk ekziston asnjë plan francez për të ndalur luftën mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze tha se Parisi mbështet gatishmërinë e autoriteteve libaneze për bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin. Franca është ofruar vetëm për të lehtësuar dialogun mes palëve. Sipas Parisit, agjenda e bisedimeve duhet të përcaktohet nga vetë palët.
“E kemi dërrmuar Iranin”, Trump: Të gjithë aleatët ta mbrojmë Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbrojtja dhe garantimi i kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit duhet të ishte që në fillim një përpjekje kolektive ndërkombëtare.
Ai theksoi se tashmë kjo iniciativë do të bashkojë vendet për siguri dhe paqe të qëndrueshme. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara do të koordinohen me vendet e përfshira, që procesi të ecë shpejt dhe me sukses.
Trump i bëri komentet përmes rrjetit të tij social Truth.
A do përfshihet Turqia në konfliktin e Lindjes së Mesme? Si përgjigjet ministri i Jashtëm turk
Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan deklaroi për Associated Press se Turqia nuk do të provokohet për t’u përfshirë në konfliktin e Lindjes së Mesme.
Ai theksoi se vendi i tij po ndjek një politikë të kujdesshme dhe diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.
Sipas tij, Turqia do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin dhe zgjidhjet politike në rajon. Fidan shtoi se Ankaraja do të veprojë gjithmonë në mbrojtje të interesave dhe sigurisë së saj kombëtare.
Turkey's Foreign Minister Hakan Fidan tells the AP his country will not be provoked into joining the war in the Middle East. https://t.co/jJIsC9tlwJ
— The Associated Press (@AP) March 14, 2026
Parisi propozon njohjen e Izraelit nga Libani për të përfunduar konfliktin
Qeveria franceze ka prezantuar një plan për të përfunduar luftën në Liban, që përfshin një hap historik: njohjen e Izraelit nga Libani.
Sipas propozimit, Izraeli dhe Libani do të fillojnë negociata me mbështetjen e Francës dhe SHBA-së për një “deklaratë politike”.
Dokumenti pritet të nënvizojë angazhimin e Libanit për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Izraelit, me një afat një mujor për arritjen e marrëveshjes.
Spiunonin për SHBA-të dhe Izraelin? Irani me dorë të hekurt, arreston 33 persona
Autoritetet iraniane kanë arrestuar 33 persona të dyshuar për spiunazh. Sipas mediave shtetërore, ata akuzohen për mbledhjen e informacionit dhe fotografive nga baza ushtarake dhe qendra të sigurisë.
Informacioni thuhet se u përcoll tek agjentë të huaj të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Arrestimet u kryen nga shërbimet e inteligjencës të Korpsit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Qeveria iraniane i konsideron këto masa të domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Irani kërcënon me sulm Izraelin
Irani ka njoftuar se do të intensifikojë veprimet ushtarake kundër Izraelit, pas valës së sulmeve ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në territorin Iranian, që shkaktuan dëme të mëdha.
Konflikti, i cili ka hyrë në javën e dytë, ka përfshirë raketa dhe sulme ajrore në të gjithë rajonin, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Izraeli dhe aleatët e tij vijojnë operacionet ushtarake, ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon zbutje të tensioneve për të parandaluar një përshkallëzim më të gjerë. Situata mbetet e paqëndrueshme dhe me rrezik përshkallëzimi të mëtejshëm.
Irani: SHBA-të kërkojnë ndihmën e Kinës për Ngushticën e Hormuzit
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se “ombrella e sigurisë amerikane ka dështuar dhe tani SHBA-të po kërkonë ndihmën e Kinës për të garantuar sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.”
Ai shtoi se Irani fton vendet fqinje, me të cilat ka marrëdhënie vëllazërore, të largojnë agresorët e huaj, pasi shqetësimi i vetëm i tyre është Izraeli.
Nuk ka paqe, Trump dhe Irani refuzojnë ndërmjetësimin për armëpushim
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar ofertat e ndërmjetësimit nga aleatët në Lindjen e Mesme, përfshirë Omanin, për të nisur negociata që të ndalin luftën me Iranin.
Sipas burimeve iraniane, Teherani nuk do të pranojë armëpushimin, derisa sulmet nga SHBA-të dhe Izraeli të ndalen.
Një zyrtar i lartë iranian tha se Garda Revolucionare beson se humbja e kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit do të nënkuptonte humbjen e luftës.












Botërori 2026 
